Nga sot, njerëzit që mbërrijnë në Itali nga Parisi dhe shtatë zona të tjera të Francës do të duhet t'i nënshtrohen testeve të detyrueshme të koronavirusit.
Ministri i shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza , shkroi në Tëitter se "të dhënat e koronavirusit në evropiane janë shqetësuese". Ai shtoi se: "Italia po bën më mirë se vendet e tjera, por ne duhet të jemi të kujdesshëm."
Masa e ndërmarrë do të aplikohet për rajonet e Parisit, Provence-Alpes-Côte d'Azur, Auvergne-Rhône-Alpes, Korsikë, Hauts-de-France, Nouvelle-Aquitaine dhe Occitanie.
Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 5,298 raste të reja Covid-19 të hënën, nga 10,569 që ishin një ditë më pare, ndërsa në Itali janë raportuar rreth 1350 infektime të hënën
© SYRI.net