Biden: Trump po abuzon me pushtetin, kërkon të zëvendësoi gjyqtaren Ginsburg para zgjedhjeve

Biden: Trump po abuzon me pushtetin, kërkon të zëvendësoi gjyqtaren Ginsburg para zgjedhjeve

10:45, 21/09/2020

Vendimi i Donald Trump për të zëvendësuar gjyqtaren e Gjykatës Supreme të vendit, Ruth Bader Ginsburg, para zgjedhjeve presidenciale është një “abuzim i pushtetit”, ka deklaruar rivali i tij demokrat Joe Biden.

Trump ka thënë se ai do të nominojë javën e ardhshme një grua për të zëvendësuar Ruth Bader Ginsburg.  Biden ka nxitur republikanët e Senatit të mos votojnë propozimin e presidentit aktual.

Ginsburg, një ikonë liberale dhe aktiviste e të drejtave të grave, vdiq të premten në moshën 87 vjeçare.

Gjatë një fjalimi në Filadelfia Biden tha se: “Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara lejon amerikanët që të dëgjohen dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ata nuk duhet ta lejojnë këtë abuzim të pushtetit. Unë u bëj thirrje atyre Republikanëve të Senatit - ju lutemi ndiqni ndërgjegjen tuaj, lini njerëzit të flasin, të qetësojnë flakët që kanë përfshirë vendin tonë," tha ai.

Dy senatorë republikanë, Lisa Murkoëski dhe Susan Collins, të dy kanë mbështetur një vonesë në votim deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Nëse me ata bashkohen edhe dy senatorë të tjerë republikanë, ata mund të bllokojnë ose të paktën të vonojnë një votim konfirmimi, pasi republikanët kanë një shumicë prej vetëm gjashtë vendesh në Senat.

Të Dielën, Z. Alexander tha se Kushtetuta e SHBA "u jep senatorëve fuqinë" për të votuar mbi një emërim të Gjykatës së Lartë, madje edhe gjatë një viti zgjedhjesh presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco