Përmbyset varka me emigrantë në Detin Mesdhe, raportohet për shumë viktima

Përmbyset varka me emigrantë në Detin Mesdhe, raportohet për shumë viktima

09:16, 17/09/2020

24 persona kanë humbur jetën ditën e djeshme, pasi një anije gome që mbante emigrantë të parregullt është mbytur në Detin Mesdhe pranë Libisë. Lajmin e ka bërë të ditur Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin e cila ka njoftuar se kanë mbijetuar 45 persona. Këta të fundit tashmë janë arrestuar duke qenë se kishin dashur të kalojnë nga deti në mënyrë ilegale.

“Ekipet e Rojës Bregdetare Libiane zbuluan tre anije gome që mbanin emigrantë të parregullt. Njëra nga anijet u përmbys, duke vrarë viktimat” u tha zëdhënësja e IOM Safa Msehli gazetarëve në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Deti Mesdhe është rruga të cilët zakonisht ndjekin emigrantët nga Afrika, kryesisht nga Libia, të cilët përpiqen të futen në Evropë përmes Italisë dhe Maltës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco