Zelanda e Re hyn në recesion

Zelanda e Re hyn në recesion

08:18, 17/09/2020

Ekonomia e Zelandës së Re përjetoi një rënie rekord tremujore, sipas të dhënave zyrtare  vërtetojnë hyrjen e vendit në recesion.

     "Rënia prej 12.2% e PBB-së është më e madhja e regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re," tha agjencia kombëtare e statistikave.

Periudha e referimit fillon nga prilli në qershor, që përkon me bllokimin rigoroz të koronavirusit që filloi në fund të marsit dhe më pas gradualisht filloi të lehtësohej nga fundi i majit.

     Mbyllja e kufijve që nga 19 marsi ka pasur gjithashtu një ndikim të madh në disa sektorë të ekonomisë, theksoi agjencia e statistikave e Zelandës së Re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco