Revista prestigjioze amerikane mbështet për herë të parë pas 175 vitesh një kandidat për president

Revista prestigjioze amerikane mbështet për herë të parë pas 175 vitesh një kandidat për president

11:31, 16/09/2020

Revista prestigjioze amerikane Scientific American ka mbështetur për herë të parë pas 175 viteve një kandidat në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.

Shkëputja nga tradita e gjatë e saj erdhi pas mbështetjes për të nominuarin e  partisë Demokratike, Joe Biden .

Një pjesë e botuar në edicionin e tetorit, bordi editorial shkruan:

“Shembulli më shkatërrues është përgjigjja e tij e pandershme dhe e pahijshme ndaj pandemisë Covid-19, e cila kushtoi më shumë se 190,000 amerikanë jetën e tyre nga mesi i shtatorit. Ai gjithashtu ka sulmuar mbrojtjen e mjedisit, kujdesin mjekësor, studiuesit dhe agjencitë shkencore publike që e ndihmojnë këtë vend të përgatitet për sfidat e tij më të mëdha.”

Ata vazhdojnë duke thënë se presidenti "në mënyrë të përsëritur gënjeu publikun për kërcënimin vdekjeprurës të sëmundjes" dhe se nuk mbështeste mbajtjen e maskave - një strategji që ata thonë se nuk do të dëmtonte askënd - mund të kishte shpëtuar mijëra jetë në SH.B.A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco