Pompeo: Ambasadori i SHBA në Kinë do të largohet nga posti

Pompeo: Ambasadori i SHBA në Kinë do të largohet nga posti

11:16, 14/09/2020

 

 Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo tha se ambasadori i SHBA në Kinë Terry Branstad do të largohej nga posti.

"Falënderoj Ambasadorin Terry Branstad për më shumë se tre vjet shërbim ndaj popullit Amerikan si Ambasador i SHBA në Republikën Popullore të Kinës," shkroi Pompeo në Tëitter.

"Ambasadori Branstad ka kontribuar në ribalancimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë në mënyrë që ato të jenë të orientuara drejt rezultateve, reciproke dhe të drejta," shtoi ai.

Pompeo nuk dha një arsye që Branstad të linte rolin e tij.

Rrjeti i lajmeve CNN kishte njoftuar se Branstad do të largohej nga Pekini përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të SHBA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco