Japonia drejt zgjedhjes së kryeministrit të ri, Yoshihide Suga kandidati kryesor

Japonia drejt zgjedhjes së kryeministrit të ri, Yoshihide Suga kandidati kryesor

11:03, 14/09/2020

Sekretari i Kabinetit Japonez, Yoshihide Suga një nga ndihmësit më besnik të kryeministrit në largim Shinzo Abe, ka fituar garën brenda partisë së tij për t marrë postin e kryeministrit të ri.

Në votimin e mbajtur nga Partia Liberal Demokratike (LDP) Suga arriti të fitonte 377 vota nga 535 të mundshme.

Rivali Shigeru Ishiba, një ish-ministër i mbrojtjes, fitoi 68 vota dhe ish-ministri i jashtëm Fumio Kishida mori 89 vota.

Votimi I Sugës është praktikisht I siguruar edhe në dhomën e ulët për shkak të shumicës që LDP ka.

 Ai do të shërbejë për mandatin e Abe si udhëheqës i partisë deri në shtator 2021.

Suga falenderoi ish- kryeministrin Abe dhe u zotua të vazhdojë reformat e nisura nga ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco