Shpërthim i fuqishëm në Teheran, raportohen viktima dhe të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Teheran, raportohen viktima dhe të plagosur

21:01, 11/09/2020

Si pasojë e një shpërthimi të fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit, ka mbetur një i vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme materiale, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

“Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve.

“Shkaku i shpërthimit është i papërcaktuar dhe po zhvillohet një hetim”, shtoi ai.

Ky incident është i fundit në një seri zjarresh dhe shpërthimesh që kanë goditur vendet ushtarake dhe civile iraniane që nga qershori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco