‘Autorët donin që Navalny të vdiste në avion’/ ‘Der Spiegel’ zbulon detaje tronditëse

‘Autorët donin që Navalny të vdiste në avion’/ ‘Der Spiegel’ zbulon detaje tronditëse

20:52, 11/09/2020

Sipas revistës gjermane ‘Der Spiegel’, të tjera detaje bëhen me dije mbi helmim e Alexei Navalny, ku theksohet se po rriten indikacionet se Kremlini mund të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje. 

‘Autorët e krimit bënë një llogaritje të pamëshirshme, por nuk u arrit’, raporton ‘Der Spiegel’. 

‘Helmi i përdorur kundër Navalny është një zhvillim i mëtejshëm i përbërjeve të njohura më parë të agjentit neurotoksik Novitschok’, thehet në artikullin e publikuar.

“Helmi është edhe më i fuqishëm se paraardhësit e tij ,” shpjegoi Presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND) Bruno Caal në një takim sekret javën e kaluar.

Çfarë mendon qeveria gjermane:

Për qeverinë gjermane, përbërja e agjentit neurotoksik Novitschok është treguesi më i rëndësishëm që Presidenti rus Vladimir Putin mund të përfshihet në çështje.

Autoritetet gjermane të sigurisë aktualisht supozojnë se vetëm një shërbim sekret rus mund të helmonte Navalny gjatë rrugës për ose nga aeroporti. Duke qenë se politikani opozitar u provua të monitorohej nga afër nga shërbimi sekret rus FSB, askush nuk sheh ndonjë mundësi tjetër.

Navalny u sëmur papritmas në një fluturim nga Siberia për në qytetin Tomsk në fund të gushtit. Kritiku i Putinit tani po trajtohet në Spitalin Charité në Berlin, është zgjuar nga koma dhe po i përgjigjet mjedisit.

Siç shkruan revista gjermane, llogaritja e autorëve ishte se Navalni do të vdiste në avion. Vetëm ndërhyrja e guximshme e pilotit, i cili zbriti spontanisht në Omsk, dhe trajtimi pasues i Navalny, me një antidot në spitalin lokal, i shpëtoi jetën.

Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në ngjarje. Në vend të kësaj, Moska akuzon qeverinë gjermane se dëshiron ta politizojë çështjen. Të premten, Moska kërkoi që Navalny të shqyrtohej në Berlin nga hetuesit rusë./ abcnews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco