‘Turqia nuk është më partner i BE-së!’/ Macron bën deklaratën e fortë

‘Turqia nuk është më partner i BE-së!’/ Macron bën deklaratën e fortë

18:39, 11/09/2020

Nëse Turqia shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det, drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër saj.

Lidhur me këtë rast, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Turqia nuk është më një partner i BE-së dhe se evropianët duhet të jenë të vendosur.

Lideri francez priti homologët e gjashtë vendeve të tjera të BE-së në samitin e Korsikës, përfshirë Greqinë, rivalin më të madh të Turqisë, i cili është në mosmarrëveshje për fushën e gazit natyror në Mesdhe, raporton ‘France24’.

Presidenti Macron nuk e fshehu zemërimin me homologun turk, Rexhep Tayyip Erdogan, duke deklaruar para samitit se Turqia nuk ishte më partner i BE-së dhe se evropianët meritonin një qasje pak më të ndryshme nga ajo që po ndiqet aktualisht nga qeveria.

“Na vjen keq që Turqia nuk ka pranuar thirrjet e BE-së për t’i dhënë fund aktiviteteve të saja të njëanshme dhe të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe Egje. Nëse nuk e bën këtë dhe nuk bie dakord për dialog, BE është e gatshme të hartojë një listë të masave të tjera kufizuese”, shtuan udhëheqësit.

Këto masa mund të diskutohen në Këshillin Evropian në 24 shtator.

Lidhur me konfliktin në rritje me Turqinë, Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë dhe Qipron mbi burimet e gazit dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor, duke shkaktuar frikë nga konflikte më serioze.

Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje mbi rezervat e gazit natyror dhe caktimit të territorit në det dhe pretendojnë të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në zonën e diskutueshme.

Turqia ka dërguar anije kërkimore në zonën e diskutueshme, ndërsa anëtarët e BE-së kanë dërguar anije për të mbështetur Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco