Fotoja para Trump/ BBC: E rrallë, Putin kërkon falje ndaj Vuçiç

Fotoja para Trump/ BBC: E rrallë, Putin kërkon falje ndaj Vuçiç

18:40, 11/09/2020

Sa shumë bujë ka bërë kjo foto e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i ulur përpara presidentit amerikan, Donald Trump.

Përveçse ka prodhuar shumë meme, ajo ka sjellë edhe reagime të forta si ai i zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme në Rusi, Maria Zakharova. Kjo e fundit publikoi foton e Vuçic, ndërsa më poshtë një foto të këmbëve të aktores Sharon Stone.

Skena provokative nga filmi ‘Basic Instinct” solli zemërimin e Vuçiç. Zakharova tha se duket sikur presidenti serb po merret në pyetje nga Trump.

Vuçiç e quajti një vulgaritet, kurse presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar falje.

BBC e quan këtë një akt të rrallë nga ana e Putin. Kremlini ka konfirmuar se Putin i ka kërkuar falje presidentit serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco