Irak/ Pas 6-muajve ndalim, sot lejohet falja e namazit të xhumasë

Irak/ Pas 6-muajve ndalim, sot lejohet falja e namazit të xhumasë

12:51, 11/09/2020

Mijëra mbështetës të klerikut iranian Shia Moqtada al-Sadr janë mbledhur në një xhami në Bagdadin lindor për lutjet e para javore që nga fillimi i pandemisë, raporton AFP.

Xhamitë e Irakut janë mbyllur për tubime për afër gjashtë muaj, por Sadr tha të mërkurën se ai do të mbante lutje në një mjedis të hapur.

"Ne i nxisim të gjithë që t'i përmbahen distancimit shoqëror dhe të mbrohen nga ky virus," tha hoxha në hapjen e predikimit të tij të shkurtër.

Sadr kishte lëshuar një listë të kufizimeve në Twitter këtë javë, duke përfshirë që adhuruesit duhet të qëndrojnë saktësisht 75 centimetra larg dhe predikimet duhet të zgjasin vetëm 15 minuta.

Një adhurues, Qassem al-Mayahi, 40 vjeç, tha se ishte "i lumtur që më në fund mund të lutej të Premteve, pasi kjo është një nga pesë shtyllat e Islamit".

"Ne duhet të kuptojmë se si të jetojmë me virusin, ne gjithashtu edhe mund të lutemi".

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë Irakun, me gati 280,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 7,800 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco