Formohet Koalicioni Mesdhetar me Franca në krye, Turqisë nuk i lejohet asnjë hap më tej

Formohet Koalicioni Mesdhetar me Franca në krye, Turqisë nuk i lejohet asnjë hap më tej

10:09, 11/09/2020

Presidenti francez Emmanuel Macron priti krerët e gjashtë shteteve Mesdhetare që janë pjesë e BE-së, duke përfshirë rivalin rajonal të Turqisë, Greqinë , në një samit në Korsikë me shpresën për të gjetur një gjuhë të përbashkët përpara takimit të ardhshëm të BE këtë muaj.

Duke treguar përsëri zemërimin e tij kundër Turqisë, Macron tha përpara samitit se aleati i NATO-s nuk ishte më një partner në Mesdheun lindor dhe se populli i tij"meritonte diçka" ndryshe nga mënyra se si aktualisht sillet qeveria.

Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë dhe Qipron në një konflikt në rritje me Turqinë mbi burimet e hidrokarbureve dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor, gjë që ka shkaktuar frikën e një lufte.

Në  deklaratën e fundit të udhëheqësve të Italisë, Maltës, Portugalisë, Spanjës, Greqisë dhe Qipros u bë e qartë se sanksionet ishin në tryezë nëse Turqia nuk arrin të përfundojë "veprimet e saj konfrontuese".

"Na vjen keq që Turqia nuk u është përgjigjur thirrjeve të përsëritura nga Bashkimi Evropian për t'i dhënë fund veprimtarive të saj të njëanshme dhe të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje," thuhej në komunikatë.

"Ne pohojmë se në mungesë të progresit në përfshirjen e Turqisë në një dialog dhe nëse ajo nuk përfundon aktivitetet e saj të njëanshme, BE është e gatshme të zhvillojë një listë të masave të tjera kufizuese", thanë udhëheqësit, duke shtuar që këto mund të diskutohen në Këshillin Evropian në 24-25 Shtator.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco