Joe Biden sulmon Trump/ Ai shkeli sigurinë kombëtare kur foli për 'super bombën amerikane’

Joe Biden sulmon Trump/ Ai shkeli sigurinë kombëtare kur foli për 'super bombën amerikane’

09:55, 11/09/2020

I nominuari për president nga Demokratët, Joe Biden, tha se Presidenti Donald Trump "duket se nuk ka asnjë konceptim të asaj që përbën sigurinë kombëtare" pasi Trump zbuloi në intervistat me Bob Woodward ekzistencën e një sistemi të klasifikuar të armëve bërthamore.

Në një intervistë me Jake Tapper të CNN, ish nënkryetari tha se komentet e Trump për Woodward - të bëra në një seri prej 18 intervistash për librin e ardhshëm të gazetarit "Rage" - nuk ishin "një surprizë".

"Ju pyesni veten pse njerëzit që  punojnë në inteligjencën amerikane pyesnin që në fillim nëse mund të ndajnë të dhëna me të, sepse ata nuk i besojnë atij. Ata nuk kanë besim në atë që ai do të thotë ose do të bëjë," tha Biden. "Ai duket se nuk ka asnjë konceptim të asaj që përbën sigurinë kombëtare.

Biden më pas vuri në dukje raportin e fundit të gazetës ‘The Atlantic’ se Trump u kishte referuar të vrarëve dhe të plagosurve në "humbës" dhe "pinjollë" të luftës. Ai theksoi shërbimin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe në luftën në Irak, "dhe të gjithë njerëzit me të, që vdiqën janë pinjollë? Dua të them që nuk mund t'i kuptoj dot këto deklarata".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco