Shpërthejnë protesta në Bagota, qindra të plagosur e disa të vrarë

Shpërthejnë protesta në Bagota, qindra të plagosur e disa të vrarë

09:08, 11/09/2020

Në kryeqytetin e Kolumbisë, Bagota kanë shpërthyer protestat e shumta që janë në natën e dytë të tyre kundër brutalitetit që ushtron policia mbi njerëzit që arreston.

Gjatë protestës situata ka shpërthyer në dhunë ku kanë mbetur qindra të plagosur dhe disa të vdekur.

Një video e publikuar është bërë zanafilla e protestës, aty shihej qartë arrestimi i një 46-vjeçari i diplomuar për drejtësi ku e godisnin vazhdimisht me armë kokës derisa ka ndërruar jetë në spital.

Protestuesit thoni: "Sa do të vrisni sot, autoritetet që duhet të na mbrojnë po na vrasin!"

Disa rajone policie janë djegur plotësisht ndërsa kryetari i bashkisë ka bërë thirrje që ata të shpërndahen pas orës shtatë në kuadër të masave anti-Covid 19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco