Amerikanët besojnë se vaksina do të dalë përpara zgjedhjeve, shkak presioni politik ndaj FDA

Amerikanët besojnë se vaksina do të dalë përpara zgjedhjeve, shkak presioni politik ndaj FDA

14:48, 10/09/2020

Sipas një sondazhi nga Kaiser Fondacioni Familjar (KFF) ka zbuluar se 62% e amerikanëve  besojnë se presioni politik nga administrata Trump do të bëjë që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të nxitojë miratimin e një vaksine koronavirus para Ditës së Zgjedhjeve më 3 nëntor.

Sondazhi i KFF, i kryer midis 28 gusht dhe 3 shtator, zbuloi se 85% e demokratëve, 61% e të pavarurve dhe 35% e republikanëve besojnë se FDA do të aprovojë nga presioni I Presidenti Donald Trump një vaksinë Covid-19 përpara se të sigurohet se është e sigurt dhe efektive.

Nëse një vaksinë Covid-19 do të ishte e gatshme dhe e disponueshme falas përpara zgjedhjeve të ardhshme, pak më shumë se gjysma e të anketuarve, 54%, thanë se nuk do të merrnin vaksinën, ndërsa 42% thanë se janë të gatshëm të vaksinohen.

Presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë sugjeruar javët e fundit se një vaksinë mund të jetë në dispozicion para nëntorit dhe Qendrat e SH.B.A.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar shteteve të përgatiten për të shpërndarë atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco