Mjerim dhe të infektuar me Covid 19 në kampin e refugjatëve, Greqia mundohet ti strehojë në bordet e anijeve

Mjerim dhe të infektuar me Covid 19 në kampin e refugjatëve, Greqia mundohet ti strehojë në bordet e anijeve

15:02, 10/09/2020

Greqia po dërgon tre anije të mëdha për të ndihmuar që në strehimin e emigrantëve pasi kampet e tyre ne Lesbos u dogjën plotësisht.

Rreth 13 mijë persona kanë jetuar në kushte të mjerueshme, ata në natën e dytë pasi kampi u dogj e kanë qëndruar në fusha sporti, parkingje makinash,parqe dhe rrugë.

Ministri i Migracionit Notis Mitarachi tha se rreth 2,000 njerëz do të strehohen përkohësisht në bordin e anijeve.

Por ai gjithashtu tha se autoritetet po punonin për të siguruar strehim urgjent pranë vendit të shkatërruar të kampit Moria.

 Panik ka shkaktuar edhe infektimi I disa personave nga koronavirusi dhe ekziston mundësia që të shpërthejë një valë e madhe me të infektuar.

Caroline Ëlleman, koordinatorja e Moria për bamirësinë mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF), i tha BBC se "ata ishin izoluar fillimisht, por natyrisht në kaosin e dy ditëve të fundit ata ishin shpërndarë përsëri në komunitetin e gjerë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco