Edhe shqiptarët nga Lugina bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare

Edhe shqiptarët nga Lugina bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare

13:49, 10/09/2020

Përfundimisht edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa.

Ai një falënderim me mirënjohje të veçantë jep për ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Si pjesë e ndërmarrje strategjike e programatike për të forcuar rrolin e Luginës së Preshevës në diplomaci është emëruar Valon Gashi si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.

"Me detyrë të veçantë për përkujdesjen e diasporës së Luginës të Preshevës, mundësi më afër vendlindjes dhe mekanizëm për të trajtuar sfidat me të cilat ballafaqohen", tha Mustafa.

Sipas kryetarit të KKSh-ës shumë shpejt edhe emërime të tjera nga Lugina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco