Zjarret e fuqishme që kanë shpërthyer në Karolinënë e Veriut kanë shkaktuar një re të madhe tymi e cila ka mbuluar edhe qytetin e San Franciskos.
Ish-presidenti Obama ka reaguar në Twitter duke e cilësuar se zjarret në Bregun Perëndimor janë shkaktuar nga ndryshimi klimës.
Obama ka kërkuar që nëse amerikanët duan që të ndryshojë kjo gjendje dhe toka të shpëtohet nga rritja e temperaturave kanë vetëm një zgjidhje, “Të votojnë Joe Biden”
Obama ka shtuar se, “Mbrojtja e planetit tonë është në fletëvotim. Votoni sikur jeta juaj varet nga ajo - sepse varet.”
Presidenti Trump është kundërshtuar dhe akuzuar se ka anashkaluar marrëveshjet e bërë kundër ngrohjes globale me superfuqitë e tjera në botërore.
© SYRI.net