Bosi drogës,EL Chapo rrëfehet: “Varësia ime e vetme janë femrat”

Bosi drogës,EL Chapo rrëfehet: “Varësia ime e vetme janë femrat”

10:26, 10/09/2020

“Varësia ime e vetme janë femrat” deklaroi El Chapo, babai i 23 fëmijëve, gjatë një interviste nga burgu. Kriminologia e njohur Monica Ramirez Cano ka ndarë momente nga biseda me bosin e famshëm të drogës që u regjistrua në vitin 2016.

Daily Mail ka bërë një shkrim të 63-vjeçarit që është martuar 4 herë. Hera e fundit ishte në vitin 2007, kur ai i tha po mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht të vitit 2011 solli në jetë vajzat binjake Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

“Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni sesi funksionon mendja e tij”, tha Ramírez Cano.

El Chapo vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado pasi është dënuar me burg të përjetshëm si drejtues i kartelit të drogës. “Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për tu ndjerë unik. Ajo që ai ka është një kapacitet strategjik shumë i rëndësishëm. Ai e di se kë të vendosë në vendin e duhur, kë të heqë dhe si të lëvizë copat e tij, si në një lojë shahu”, tha Cano.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco