Ja çfarë përmban marrëveshja e koalicionit qeverisës në Malin e Zi

Ja çfarë përmban marrëveshja e koalicionit qeverisës në Malin e Zi

10:25, 10/09/2020

Koalicioni "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" i përfaqësuar nga Zdravko Krivokapiq, koalicioni "Paqja është kombi ynë" i përfaqësuar nga Aleksa Beciq dhe koalicioni "E zezë mbi të bardhë", përfaqësuar nga Dritan Abazoviq, me 8 shtatot 2020  në Podgoricë, arritën marrëveshjen për themlimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ja kjo është marrëveshja. 

Në emër të koalicioneve nga preambula e kësaj Marrëveshjeje, ne marrim përsipër që:

Qeveria e re demokratike në Mal të Zi të zbatojë me përgjegjësi të gjitha angazhimet ndërkombëtare dhe të forcojë e përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n  dhe të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të  Malit të Zi në Bashkimin Evropian. 

Qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të depolitizojë plotësisht institucionet kyçe të qeverisë, në mënyrë që të sigurojë luftimin pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të respektojë Kushtetutën e Malit të Zi dhe nuk do të fillojë asnjë iniciativë ose procedurë me qëllim ndryshimin e flamurit shtetëror, stemës dhe himnit.  

Qeveria e re demokratike në Mal të Zi nuk do të fillojnë procedurë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.  

Qeveria e re demokratike në Mal të Zi nuk do të kryejë revanshizëm mbi baza politike ose ndonjë arsye tjetër.  

Qeveria e re demokratike do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me synimin për të integruar Malin e Zi në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Qeveria e re demokratike do t'u mundësojë partive të pakicave të marrin pjesë në qeveri, pavarësisht nëse ato kanë status parlamentar apo jo.  

Përfaqësuesit e koalicioneve konfirmojnë me nënshkrimet e tyre se kjo Marrëveshje respektohet plotësisht dhe me qendrueshmëri.  
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco