Donald Trump është gati ta shkrijë gjithë pasurinë, vetëm mos të humbasë në zgjedhjet

Donald Trump është gati ta shkrijë gjithë pasurinë, vetëm mos të humbasë në zgjedhjet

09:56, 10/09/2020

Presidenti amerikan Trump ka shpenzuar 800 milion dollarë në fushatën e tij elektorale. Por sërish nuk mjaftojnë dhe për këtë arsye kreu i Shtëpisë së Bardhë është gati të investojë dhe paratë e tij.

Donald Tramp konfirmoi zërat sipas të cilave ai është gati të shpenzojë paratë e tij për të financuar fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale kundër kandidatit demokrat Joe Biden. Sipas mediave amerikane në këto momente fushata elektorale e Trump ka vështirësi financiare.

Përpara udhëtimit të tij në Florida Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu tha gazetarëve se nëse do duhej të shpenzonte paratë e tij, do ta bënte. Dhe pse ai këmbënguli se fushata e tij ka trefishuar fondet në krahasim me shumën që kishte në dispozicion në vitin 2017, ai është gati që të nxjerrë nga xhepi aq sa do të duhet.

Sipas mediave,  presidenti amerikan po mendonte të shpenzonte deri në 100 milion dollarë. Dhe pse Trump kontribuoi personalisht me 66 milion dollarë fushatën e tij të parë elektorale, do të ishte e paprecedentë për një president në fuqi, që të investonte paratë e tij për të fituar një mandat të dytë.

Mediat kanë raportuar se supremacia fillestare financiare e Trump ndaj Biden ka avulluar: nga një miliard dollarë të mbledhura deri tani janë shpenzuar 800 milion dollarë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco