Kriza e Milanit/ Fonseca e lojtarët nën vëzhgim, por problemi i vërtetë është tjetërkund

Kriza e Milanit/ Fonseca e lojtarët nën vëzhgim, por problemi i vërtetë është tjetërkund

12:20, 09/10/2024

Problemet janë kaq të shumta dhe të gjithanshme, në të gjitha nivelet, saqë identifikimi i dikujt si përgjegjës për krizën e Milanit është gjithçka tjetër veçse e thjeshtë.

Fokusi, megjithatë, i cili në harkun kohor të disa javëve kaloi nga Paulo Fonseca te senatorët e skuadrës, anashkaloi një nga shkaqet e këtij fillimi të dobët të sezonit, pikërisht tregun e transfertave, i bërë nga “triada” Ibrahimovic-Furlani-Moncada verën e kaluar.

Skualifikimi i Theo Hernandezit pas përjashtimit të çmendur në fund të ndeshjes në Firenze do të nxjerrë në pah shumë shpejt mangësitë e skuadrës që i janë vënë në dispozicion trajnerit portugez.

Theo, për shembull, nuk ka një zëvendësues. Sigurisht, në letër Terracciano mund ta plotësojë atë rol, por distanca teknike mes francezit dhe ish-lojtarit të Veronës është objektivisht shumë e madhe, siç është hendeku që ndan Moratan dhe Abrahamin me zëvendësuesin e tyre natyral, Luka Jovic.

Është fare e qartë se “zëvendësuesit” nuk janë në nivel me titullarët. Okafor nuk është Leao, Chukëueze nuk është Pulisic, Musah nuk është Fofana, vetëm për të përmendur tre.

Problemet dalin në pah sidomos në rolin e regjisorit, ku përveç Bennacerit të dëmtuar, i cili gjithsesi ishte në merkato deri në minutën e fundit, tek Milani nuk ka asnjë lojtar me ato karakteristika.

I vetmi lojtar vërtet i palëvizshëm në sektorin e mbrojtjes është Fik Tomori.

Në përpjekje për të formuar ekipin e tij, Fonseca ka përdorur të njëjtën njëmbëdhjetëshe pa pushim. Gjë që çon, natyrisht, në një mbingarkesë, e cila, në planin afatgjatë, do të rëndojë në performancën e skuadrës. Por ky, për momentin, është një diskutim më vete.

Fakti mbetet që ekipi duket se nuk është ndërtuar shumë mirë dhe se njëfarë faji, për rrjedhojë, duhet t'i atribuohet linjës drejtuese që ka zgjedhur të mbajë gjithmonë një profil të ulët.

Ka kohë, ndoshta, për të korrigjuar situatën. Kjo do të merret vesh në janar, kur të hapet merkatoja e dimrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco