Lajm i keq për ‘gardianin’ e Liverpoolit, ja sa pritet të mungojë

Lajm i keq për ‘gardianin’ e Liverpoolit, ja sa pritet të mungojë

11:36, 09/10/2024

Lajm i keq nga infermieria e Liverpoolit për portierin Alisson Becker. Mësohet se “gardiani” brazilian do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë për shkak të dëmtimit që pësoi në muskul në fitoren ndaj Crystal Palace.

Alisson mësohet se do të humbasë të paktën shtatë ndeshje, që do të thotë se nuk do të jetë i tashëm për Slot deri në fund të nëntorit.

Alisson u detyrua të largohej në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Crystal Palace me një problem të dukshëm muskulin e kofshës. Fatkeqësisht për “The Reds”, lëndimi i 32-vjeçarit është i rëndë. Ai iu nënshtrua një skanimi për të përcaktuar ashpërsinë e problemit dhe tani do të humbasë të paktën shtatë ndeshje, sipas “The Times”.

Historia e lëndimeve të Alisson është një shqetësim në rritje për Liverpoolin. Një problem muskulor ka bërë që ai të humbasë dy ndeshje këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar mungoi në 10 takime të Premier League-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco