Firmosi kontratën e re, Klopp: Shumë i emocionuar nga ky projekt!

Firmosi kontratën e re, Klopp: Shumë i emocionuar nga ky projekt!

11:25, 09/10/2024

Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp është emëruar zyrtarisht si kreu i futbollit botëror për Red Bull, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e tij të shkëlqyer. Takticieni gjerman, i cili së fundmi u nda me klubin Merseyside pas gati dhjetë vitesh të suksesshme, do të marrë rolin e tij të ri duke filluar nga 1 janari.

Gjatë qëndrimit të tij në Anfield, Klopp e udhëhoqi Liverpoolin drejt sukseseve në Champions, Premier League, FA Cup, Kupën e Botës për Klube, Superkupën dhe dy Kupat e Ligës.

Puna e tij la gjurmë të pashlyeshme në klub, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara të sportit.

Në një deklaratë, Red Bulli nënvizoi përgjegjësitë e Kloppit:

"Në rolin e tij strategjik, Jurgen Klopp nuk do të përfshihet në operacionet e përditshme të klubeve, por do të fokusohet në mbështetjen e drejtorëve sportivë në avancimin e filozofisë së Red Bull".

Kompania synon të shfrytëzojë përvojën e pasur të Kloppit për të ndihmuar në zbulimin e talentëve dhe në përmirësimin e trajnimit dhe zhvillimit të trajnerëve nëpër klubet e futbollit në pronësi të Red Bullit.

Kontrata e Kloppit përfshin një klauzolë që e lejon atë të largohet nëse i vjen oferta për postin e trajnerit të Gjermanisë. Duke folur për sipërmarrjen e tij të re, Klopp shprehu entuziazmin e tij:

“Pas gati 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t'u përfshirë në një projekt si ky”.

Ai shtoi: "Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën atë që është nuk ka ndryshuar. Duke iu bashkuar Red Bullit në një nivel global, unë dua të zhvilloj, përmirësoj dhe mbështes talentin e jashtëzakonshëm të futbollit që kemi në dispozicion”.

Klopp theksoi bashkëpunimin, duke thënë: "Ka shumë mënyra se si ne mund ta bëjmë këtë, nga përdorimi i njohurive dhe përvojës elitare, që zotëron Red Bulli, deri te të mësuarit nga sportet e tjera dhe industri të tjera. Së bashku ne mund të zbulojmë çfarë është e mundur."

Red Bulli aktualisht kontrollon disa klube, duke përfshirë RB Leipzig në Gjermani, Red Bull Salzburg në Austri, ekipin e MLS-së, Red Bull Bragantino, dhe Red Bull Brasil. Red Bulli ka investuar gjithashtu në futbollin anglez, duke blerë një pakicë të aksioneve në Leeds United në fillim të këtij viti, gjë që tregon përkushtimin për të forcuar praninë në skenën globale të futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco