E gjeti makinën përmbys, shfryn mbrojtësi i Napolit: Më vjen për të vjellë, ndihem i pasigurt!

E gjeti makinën përmbys, shfryn mbrojtësi i Napolit: Më vjen për të vjellë, ndihem i pasigurt!

11:06, 09/10/2024

Surprizë e keqe për Juan Jesus, i cili gjeti makinën e tij të përmbysur pas një tentative vjedhjeje. Mbrojtësi i Napolit ka shfryrë zemërimin dhe hidhërimin e tij në një video të postuar në një histori në Instagram, ku dallohet gjendja në të cilën ai e gjeti makinën, me copa xhami brenda:

"ZERO siguri! Pasi më ndoqën për gati një muaj, sot tentuan të më marrin makinën. Çfarë ndjesie e keqe, të vjen për të vjellë!”, ka shkruar 33-vjeçari brazilian, duke e shoqëruar mesazhin me pamjet.

Ora e mbivendosur në video tregon 05.34 të mëngjesit të një agimi plot zhgënjim për Juan Jesus, fjalët e të cilit tregojnë ndjenjën e pasigurisë pasi ka kuptuar që është ndjekur nga kriminelët për një muaj rresht.

Image

Disa orë më vonë, Juan Jesus postoi një histori të dytë në Instagram, duke shtuar detaje të mëtejshme:

"Ajo që ndodhi sonte është vetëm “qershia mbi tortë”, brenda një muaji gjeta 5 çipa në makinë. Fakti që këta kriminelë e dinë se ku jetoj nuk më sjell qetësi. Në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt, e di që të mirat materiale janë të rëndësishme, por duke ditur që një i huaj ka shkelur diçka që është personale, për mua me të vërtetë është neveri!".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco