Ramadani, lider i mesfushës në Itali, lë pas yjet e Seria A

Ramadani, lider i mesfushës në Itali, lë pas yjet e Seria A

10:55, 09/10/2024

Ylber Ramadani është motori i mesfushës së Leçe dhe në sezonin e tij të dytë në Seria A.

Kur janë luajtur 7 ndeshjet e para, mesfushori nga Shtima konfirmohet sërish si lider jo vetëm për ekipin e tij, por edhe në rang mesfushorësh në Seria A.

Të dhënat e publikuara nga Lega Serie A tregojnë një statistikë tepër domethënëse, që e nxjerr Ramadanin si rikuperuesin më të mirë të kampionatit deri në këtë pikë të sezonit.

Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani kryeson renditjen, duke lënë pas të gjithë yjet e mesfushës në Seria A.

Ylli kuqezi lë pas dyshen e mesfushës së Napolit, Lobotka dhe Anguissa me 49 dhe 45 topa të rikuperuar respektivisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco