Skuadrat më të vlefshme në botë, askush si kampionët në fuqi të Championsit

Skuadrat më të vlefshme në botë, askush si kampionët në fuqi të Championsit

10:29, 09/10/2024

Cies, observator zviceran i futbollit, i kushtohet vlerave të skuadrave të klubeve. Në fakt, në përditësimin më të fundit javor, renditen 100 klubet në botë me vlerën më lë lartë të lojtarëve.

Futbollistët e huazuar në ekipe të tjera janë përfshirë dhe vlera e tregut llogaritet bazuar në një model statistikor të zhvilluar ekskluzivisht nga Observatori i Futbollit CIES, duke përdorur një metodologji të shpjeguar në një artikull të rishikuar nga kolegët e botuar së fundmi në International Journal of Financial Studies.

Askush nuk e konkurron Realin e Madridin. Siç pritej, skuadra spanjolle është në vendin e parë në tabelë, me vlerën totale më të lartë të transferimit të regjistruar ndonjëherë për një klub futbolli: 1.728 miliardë euro.

Më poshtë vijon Manchester City, me një bazë lojtarësh me vlerë 1,471 miliardë euro. Në vendin e tretë është Chelsea: 1,388 miliardë euro.

Klubet italiane jashtë dhjetëshes së parë. Më i “pasuri” është Interi, i trembëdhjeti në listë, vlera e të cilit llogaritet në 800 milionë euro. Milani vijon në vendin e 14-të me vlerë totale 762 milionë euro. Juventusi është i 17-ti (697 milionë) dhe Napoli i 20-ti me 598 milionë.

Duhet të theksohet se në dhjetëshen e parë, pesë janë skuadrat e Premier League-s: përveç City-t dhe Arsenalit të përmendur tashmë, janë përfshirë Liverpooli, Manchester United dhe Tottenhami, plus Brighton & Hove në vendin e 11-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco