Historia e çuditshme/ Espanjol siguroi Marash Kumbullën nga Roma me një aplikacion

Historia e çuditshme/ Espanjol siguroi Marash Kumbullën nga Roma me një aplikacion

22:35, 08/10/2024

Marash Kumbulla shënoi në fitoren e Espanjolit 2-1 përballë Majorkës.

Kaq mjaftoi, që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të merrte gjithë vëmendjen te klubi i Espanjol në Spanjë.

Historia e Kumbullës është mjaft interesante. I kthyer tashmë në protagonist te mbrojtja e Espanjolit, vlen për t’u theksuar se transferimi i tij në Spanjë u realizua përmes “TransferRom”.

Pasi Kumbulla nuk dukej se do gjente minutat e duhura te Roma sepse as huazimi te Sasuolo nuk shkoi si duhet, pikërisht aplikacioni ndihmoi mbrojtësin shqiptar të shkonte në radarët e Espanjol.

Kjo platformë ka lidhur klube, agjentë dhe lojtarë prej vitesh duke pasur parasysh nevojat e secilit.

Mbi 800 klube janë pjesë e saj dhe Espanjol u shtua së fundmi. Dhe është e vërtetë e çuditshme, por e vërtetë, që impakti i “TransferRoom” huazoi Kumbullën te Roma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco