Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Jehona ndërkombëtare e protestës së opozitës

Cassano rrëfen dramën familjare: Babai u rishfaq kur i shënova Interit...

Cassano rrëfen dramën familjare: Babai u rishfaq kur i shënova Interit...

14:51, 08/10/2024

I ftuar në podkastin e BSMT, ish-futbollisti italian, Antonio Cassano, foli për fëmijërinë e tij dhe marrëdhënien me të atin, që nuk ka ekzistuar kurrë:

"Kur isha i vogël, nuk më interesonte. Në një moment, i thashë nënës sime: "Zgjidh këtu ose atje". Unë isha 12 ose 13 vjeç, nëna më zgjodhi mua dhe ai u shfaq përsëri të nesërmen e golit kundër Interit, më 19 dhjetor. Unë thashë se nuk kishte pse shfaqej, ai të shihte punën e tij e unë timen."

Më tej, ish-sulmuesi i skuadrave të mëdha si Roma, Milan, Inter e Real Madrid shton:

Që nga ajo ditë nuk e pashë më, nuk më interesonte kurrë për asgjë. Nëna ime bënte gjithçka duke punuar, duke bërë ushqime të skuqura në rrugë, duke mos pasur para. Kur binte shi, nuk mund të shisje të skuqurat, më pas m'u desh t'u kërkoja ushqimoreve për të ngrënë ose një sandviç. Dashuria e madhe që kam për fëmijët e mi është ndoshta sepse nuk kam pasur kurrë një prind mashkull."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco