Propozimi shokues i La Ligas: Të shkrihen grupet e ultrasve!

Propozimi shokues i La Ligas: Të shkrihen grupet e ultrasve!

13:59, 08/10/2024

Incidentet që turpëruan të gjithë Spanjën dhe treguan një imazh të tmerrshëm të futbollit iberik gjatë derbit të fundit të Madridit ndërmjet Atleticos dhe Realit, i cili u ndërpre për mbi 15 minuta për shkak të tentativës së tifozëve vendas për të goditur portierin Courtois dhe pushtuar fushën, kanë lënë njollë të thellë.

“Los Colchoneros” kanë marrë masa shumë të ashpra ndaj tifozëve të identifikuar, por vetë Liga ka paraqitur një mocion me shkrim me një propozim shokues: ka kërkuar zyrtarisht që të shkrihen grupet e organizuara, duke filluar nga ultrasit e Atleticos. Një vendim unik dhe i paprecedentë, i cili mund të krijojë një precedent të rëndësishëm në luftën kundër dhunës.

La Liga ka vendosur të ngrejë nivelin e vigjilencës dhe të lëshojë një alarm me zë të lartë dhe të qartë për një situatë që nuk mund të pranohet apo tolerohet më: ajo i ka paraqitur një mocion zyrtar Departamentit të Shtetit spanjoll për të siguruar që grupi ultras i Atleticos së Madridit, burimi i problemeve që lindën gjatë derbit të fundit, të mos ekzistojë më.

LaLiga ka paraqitur një dosje që dokumenton 142 incidente, duke përfshirë incidentet e dhunës të shkaktuara nga grupi i njohur si "Frente Atletico".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco