Dëmtohet mbrojtësi i Leipzigut, ndryshon lista e Gjermanisë

Dëmtohet mbrojtësi i Leipzigut, ndryshon lista e Gjermanisë

12:57, 08/10/2024

David Raum është larguar nga kombëtarja gjermane dhe nuk do të jetë në dispozicion të  trajnerit Julian Nagelsmann për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bosnjë Hercegovinës dhe Holandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lojtari i Leipzig pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe do të zëvendësohet nga Robin Gosens, anësor i Fiorentinës, i cili ka bërë 20 paraqitje për kombëtaren.

Gjermania do të udhëtojë drejt Zenicës të enjten për ndeshjen ndërkombëtare të së premtes në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Bosnjë Hercegovinës (nga ora 20:45).

Të hënën e ardhshme kombëtarja do të luajë kundër Holandës, në Mynih (nga ora 20:45).

 

Lista e përditësuar e Gjermanisë:

Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Janis Blaswich (Red Bull Salzburg), Alexander Nübel (Stuttgart).

Mbrojtës: Waldemar Anton (Borussia Dortmund), Benjamin Henrichs (Leipzig), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Maximilian Mittelstädt (Stuttgart), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayern). Schade (Brentford), Robin Gosens (Fiorentina).

Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Chris Führich (Stuttgart), Pascal Groß (Borussia Dortmund), Jamie Leweling (Stuttgart), Alexander Pavlović (Bayern Munich), Angelo Stiller (Stuttgart), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen).

Sulmues: Serge Gnabry (Bayern Munich), Jonathan Burkardt (Mainz), Deniz Undav (Stuttgart), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco