Miqësorja e legjendave kthen Pognabë në fushë në nëntor

Miqësorja e legjendave kthen Pognabë në fushë në nëntor

11:46, 08/10/2024

Paul Pogba do të rikthehet në fushë më herët nga sa mendohej. Francezi, të cilit i është ulur pezullimi për dopingnë 18 muaj (në mars mund të kthehet në ndeshjet zyrtare), ka marrë ftesë nga organizatoret e Kings Cup për një ndeshje mes legjendave në muajin nëntor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në fushë do të shihen ish-futbollistë të mëdhenj si: Oëen, Scholes, David Silva, Terry dhe Roberto Carlos, të ndarë në dy ekipe.

E për rrjedhojë, duke qenë se nuk është një ndeshje zyrtare, edhe francezi do të mund të luajë për herë të parë pas skualifikimit, ndërsa pret të shlyejë të gjithë sanksionin që u reduktua nga katër vjet në 18 muaj.

Një kast ‘yjor’ lojtarësh që kanë fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tyre do të ribashkohen në Dubai. Emra me zë të futbollit evropian që do t'i japin jetë një ndeshjeje miqësore mes lavdive të vjetra.

Një ngjarje që ndodh shpesh në të gjithë botën, por ajo që e bën të veçantë këtë herë do të jetë prania e Pogbasë.

Nuk do të jetë një ndeshje normale pasi rregullorja do të modifikohet pak për këtë rast: sipas “DailyMal”, mesfushori në pronësi të Juventusit do të luajë vetëm 30 minuta (15 në çdo pjesë).

Kings Cup do të jetë një ndeshje e veçantë për të, që do të shënojë rikthimin e tij jozyrtar në fushë pas skualifikimit.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco