Ancelotti merr lajme të mira, ish-sulmuesi i Milanit drejt rikuperimit të plotë

Ancelotti merr lajme të mira, ish-sulmuesi i Milanit drejt rikuperimit të plotë

11:37, 08/10/2024

Mbërrijnë më në fund lajme të mira nga infermieria e Realit të Madridit për Carlo Ancelottin.

Klubi madrilen ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale të lojtarëve të pranishëm në stërvitjen e djeshme; mes tyre ishte edhe Brahim Díaz, i cili u dëmtua më 14 shtator, gjatë fitores 2-0 në San Sebastián kundër Real Sociedadit.

Ish-mesfushori sulmues i Milanit kishte pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë, një problem që do ta mbante larg fushës deri në nëntor.

Siç raportohet nga “As”, në fakt, koha e rikuperimit duket të jetë më e shkurtër se sa pritej fillimisht dhe Diaz mund të jetë sërish i disponueshëm pas tri javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco