Çekia përsërit ndaj Shqipërisë nismën e veçantë për të mbushur stadiumin: Sillni gjyshin!

Çekia përsërit ndaj Shqipërisë nismën e veçantë për të mbushur stadiumin: Sillni gjyshin!

21:48, 07/10/2024

Nëse në ndeshjen Çeki-Shqipëri të kësaj të premte do të shihen shumë persona të moshuar në stadium, arsyeja është e thjeshtë. Federata vendase ka vendosur të përsëritë nismën “Sillni gjyshin”.

Nisma në fjalë, bën që çdo person mbi moshën 63-vjeçare të hyjë falas për të ndjekur ndeshjen e përfaqësueses çeke.

Kjo shërben për të mbajtur pranë ekipit persona të cilët ndoshta nuk kanë mundësinë financiare për të ndjekur ndeshjet.

Çmimet e biletave për ndeshjen në fjalë në stadiumin e Spartës së Pragës janë të ulëta, pasi variojnë nga rreth 1900 lekë, në 3500 lekë.

Por paralelisht ofrohen ulje të ndryshme 30% dhe 50% për grupet e organizuara apo fëmijët në impiantin që ka një kapacitet prej 18887 vendesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco