Kontratë e re 5-vjeçare, Liverpuli rinovon me mbrojtësin anglez

Kontratë e re 5-vjeçare, Liverpuli rinovon me mbrojtësin anglez

21:27, 07/10/2024

Liverpuli ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Xharel Kuansah. 21-vjeçari firmosi sot marrëveshjen e re, të vlefshme për 5 vite të tjera. Kuansah është pjesë e ekipit të parë prej verës së kaluar.

Në këtë sezon ka fituar minuta te një ndeshje e Premier Ligë. Po ashtu është aktivizuar titullar në ndeshjen e kupës duke marrë minuta të plota.

Në të ardhmen Xharel Kuansah projektohet të marrë më shumë minuta. Kjo pasi shtatlarti konsiderohet në planet e Arne Slot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco