Gjyqi i Manchester Cityt, zbulohen emrat e 8 klubeve që dëshmuan kundër skuadrës së Guardiolës

Gjyqi i Manchester Cityt, zbulohen emrat e 8 klubeve që dëshmuan kundër skuadrës së Guardiolës

19:55, 07/10/2024

Manchester City ka fituar sot një betejë të rëndësishme ligjore ndaj Premier Ligës, pasi detyron këtë të fundit të ndryshojë apo anulojë rregulloret e saj dhe të eliminojë komisionin që ka krijuar për të mbikëqyrur marrëveshjet e sponsorizimeve të klubeve nga kompani të lidhura me pronarët.

Në këtë gjyq, klubi që po dominon futbollin anglez, ka dhënë një sinjal të qartë se është gati për betejë ligjore dhe ka armët për t’iu kundërvënë atyre që kërkojnë rrënimin e tij.

Dhe ky gjyq ka zbuluar se cilët janë klubet të cilat kanë tentuar të prishin hegjemoninë e ekipit të Pep Guardiolës.

Në dokumentin e argumentuar prej 175 faqesh të vendimit për të anuluar rregulloret ekzistuese të Premier Ligës, është zbuluar se janë 8 klube të cilat kanë dhënë dëshminë e tyre kundër Cityt, duke kërkuar që rregulloret të mos ndryshojnë.

Ashtu siç pritej, tre emrat kryesorë janë klubet që rivalizojnë për trofe në Angli: Arsenali, Liverpuli dhe “kushërinjtë:” e Mançester Junajtid, atyre u janë bashkuar edhe Ullvërhempton, Uest Hem, Bornmuth, Brentford dhe Fullhem.

Por në Angli fakti se vetëm 8 klube kanë dalë kundër Cityt, tregon se Premier Liga është përçarë dhe nuk është më një bllok i bashkuar kundër “qytetarëve”, gjë që tregon se këta të fundit kanë filluar të kenë një ndikim shumë më të madh në futbollin anglez përtej asaj që po shfaqin në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco