Shtohen zërat për largimin e Asllanit nga Interi

Shtohen zërat për largimin e Asllanit nga Interi

18:52, 07/10/2024

Kristjan Asllani nuk po përjeton një fillim sezoni të qetë tek Interi.

Kur dukej se çdo zë për merkaton ishte sheshuar me vendimin për të zgjatur marrëveshjen e tij me zikaltrit për një tjetër edicion, mesfushori i Kombëtares e sheh veten përsëri të përmendur vazhdimisht në mediat pranë klubit si lojtari që do të shitet së shpejti.

Sipas portalit “Inter Live”, zikaltrit mendojnë se Asllani nuk ka arritur pritshmërinë që kishte për të, pasi diferenca mes tij dhe Çalhanoglu, mbetet ende shumë e madhe dhe kërkohet një futbollist më i gatshëm për të alternuar me turkun. Kësisoj, mendohet sakrifikimi i Asllanit dhe afrimi i elementëve që mendohet se mund të ngushtojnë disi këtë diferencë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Marota ka piketuar dy lojtarë të cilët mund të afrohen në momentin që shitet Asllani.

I pari është Xhovani Fabian, i cili është te Bolonja dhe të cilin zikaltrit mund ta blejnë në verë për 12 milionë euro.

Ndërsa i dyti, është Samuele Riçi, mesfushori i Torinos i cili ka bërë për vete shumë klube të mëdha në Itali dhe jashtë saj.

Shitja e Asllanit do të financonte blerjen e këtyre lojtarëve gjatë verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco