Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta kombëtare e opozitës, tensione dhe përplasje me policinë

Guardiola i jep këshilla lojtarit kundërshtar

Guardiola i jep këshilla lojtarit kundërshtar

17:27, 07/10/2024

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mori vëmendje të madhe pas ndeshjes së xhiros së shtatë të Ligës Premier, ku ‘Qytetarët’ mposhtën Fulhamin (30-2), pasi trajneri spanjoll iu afrua yllit të mysafirëve Adama Traore në fushë.

Anësori i Fulhamit humbi disa raste vërtet të mëdha dhe kështu prishi mundësinë e një sensacioni për mysafirët ndaj kampionëve të Anglisë.

Guardiola nuk bëri atë që bëjnë kundërshtarët në situata të tilla, që është thjesht t’i shtrëngojë dorën Traores dhe t’i thotë lamtumirë.

Ai i dha sulmuesit të Fulhamit disa këshilla konkrete dhe praktike se si të përmirësonte përfundimin e tij para porte dhe tërhoqi vëmendjen sepse e bënte këtë gjë me gjeste dhe pasion. 

“Guardiola e do futbollin aq shumë saqë pasi Traore humbi kaq shumë raste, ai iu afrua pas ndeshjes dhe e mësoi lojtarit kundërshtar”, komentoi ish-lojtari Robert Earnshaw.

Guardiola dhe Traore njihen që nga koha e Barcelonës, pasi lojtari ishte pjesë e katalanasve në të shkuarën. 

Manchester City regjistroi një fitore të rëndësishme, e cila e mbajti në krye të tabelës me Liverpool dhe Arsenal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco