Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Ten Hag po ‘mbush kupën’, fiton kuota trajneri i njohur gjerman

Ten Hag po ‘mbush kupën’, fiton kuota trajneri i njohur gjerman

15:44, 07/10/2024

E ardhmja e Erik ten Hag te Man. United është në dyshim. Është një frazë që e dëgjuar shpesh kohët e fundit. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë: Manchester United ka pasur fillimin më të keq të një sezoni që nga 1989-90 në Premier League. Dhe pas barazimit 0-0 me Aston Villan ditën e djeshme, “Djajtë” gjenden në vendin e 14-të me vetëm 8 pikë pas 7 ditësh.

Sipas informacioneve nga “Daily Mirror”, drejtuesit kryesorë të Man. United, përfshirë bashkëpronarin Sir Jim Ratcliffe (INEOS), kanë caktuar një takim të gjatë për nesër dhe pozicioni i holandezit mund të jetë një nga temat kryesore për t’u diskutuar.

Drejtuesit e kanë përsëritur që janë në krah të Ten Hag, por vullneti Thomas Tuchelit për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” e bëjnë gjermanin favorit për të pasuar holandezin.

20 herë kampionët e Anglisë thuhet se ishin të interesuar për Tuchel në verë pas largimit të tij nga Bayerni, por në fund krerët zgjodhën të mbanin Ten Hag, i cili zgjati kontratën e tij me një vit deri në vitin 2026. Por me vargun e fundit të rezultateve të dyshimta, edhe në Evropë, Manchester United po shqyrton seriozisht mundësinë e punësimit të trajnerit gjerman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco