Foda: Dua dy fitore, këta futbollistë janë alternativa për Muriqin

Foda: Dua dy fitore, këta futbollistë janë alternativa për Muriqin

13:31, 07/10/2024

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, doli në konferencë për shtypin për ndeshjet e radhës kundër Lituanisë dhe Qipros, ku sqaroi edhe një herë vendimin për të përjashtuar tre lojtarë pas humbjes me Rumaninë (të tre janë rikthyer në përfaqësuese) ishte marrë bashkërisht me Federatën.

“Versioni origjinal është se këtë vendim e kemi marrë bashkërisht me FFK-në, sepse ata kanë thyer rregullat në prag të ndeshjes.”

Me këtë temë tashmë të ezauruar, pasi lojtarët janë kthyer nën urdhrat e tij, trajneri gjerman u përqendrua te dy ndeshjet e radhës:

“Duam të kualifikohemi, pra duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet Lituania ka cilësi të mira, ka luajtur mirë kundër Rumanisë dhe për ne është mirë ta marrim vetëbesimin që e kishim kundër Qipros dhe ta transferojmë kundër Lituanisë, por e rëndësishme është se edhe nëse kemi kundërsulme, duhet të jemi të organizuar në mbrojtje”.

Franco Foda tha gjatë konferencës së Milot Rashica është opsioni i parë për të zëvendësuar Vedat Muriqin, por aty ka edhe futbollistë të tjerë.

“Vedat Muriqi është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë dhe sigurisht që është mungesë e madhe. Por kemi mjaftueshëm alternativa.

Rashica është opsioni i parë, pastaj Asllani, Rrahmani...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco