U dëmtua në ndeshjen me Alavesin, sulmuesi i Barçës  i mungon edhe Spanjës

U dëmtua në ndeshjen me Alavesin, sulmuesi i Barçës i mungon edhe Spanjës

13:20, 07/10/2024

Nuk ka paqe për Barcelonën. Hansi Flick nuk pati kohë të shijonte rikthimin e Frenkie de Jong, sepse skuadra e tij humbi sërish një lojtar për arsye fizike.

Ferran Torres, i dëmtuar gjatë ndeshjes së djeshme kundër Alaves, mund të mungojë për 5-6 javë.

Ky është njoftimi për shtyp i Barcelonës:

"Testet e bëra mëngjesin e sotëm nga Ferran Torres konfirmuan se ai pësoi një dëmtim muskulor në bicepsin e kofshës së djathtë. Koha e kthimit të tij në stërvitje do të varet nga evolucioni i tij".

Ish-lojtari i Manchester City-t do të detyrohet të mungojë edhe në angazhimet me kombëtaren spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco