Pajaziti: Unë si Demollari? Dua të bëhem legjendë e Shqipërisë

Pajaziti: Unë si Demollari? Dua të bëhem legjendë e Shqipërisë

11:45, 07/10/2024

Në konferencën për shtypin të Kombëtares për ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, i pari foli Adrion Pajaziti, që grumbullohet për herë të parë nga Sylvnho.

Adrion, a je gati për Kombëaren?

Jam gati, jam në formë të mirë, kam kaluar një parasezon shumë pozitiv me Fulhamin, ka shënuar gol, kam shkuar në huazim në Kroaci, ndihem mirë dhe kam besim te cilësitë e mia. Po të më jepet, shansi jam gati.

Kujt mendon se do t’i zësh vendin?

Nuk e di, jam mesfushor ofensiv, kam luajtur edhe si 6 dhe 8, 10, trajneri e di më mirë se ku mund të kem impakt.

Ku ishit kur e morët vesh grumbullimin, me kë folët?

Direkt me mamin, me babin, kemi qenë të gjithë të lumtur, me xhaxhallarë dhe dajallarë, të gjithë familjarët e mirë janë gëzuar shumë.

A mendoni se dygolëshi me Zvicrën vulosi grumbullimin tuaj në Kombëtaren A?

Nuk e di. Besoj ka qenë një ndeshje shumë e mirë e të gjithëve. Sigurisht që kur shënon dy gola ka ndikim, plus forma që po kaloj te klubi. Mendoj që paraqitjen e mia te U-21 kanë ndikuar.

Bushi thotë shpesh për ju se jeni “Demollari i ri”. Jeni bërë kurioz të shihni videot e Demollarit?

Kam parë disa në Yutube, unë jam Pajaziti jo Demollari, ai është legjendë e Shqipërisë. Do të provoj dhe unë të bëhem legjendë e Shqipërisë.

A keni një shembull në Kombëtare?

Asllani, Bajrami, janë teknikisht shumë të mirë. Janë të rinj si unë. Jashtë kombëtares të them të drejtën kam ndjekur Modricin.

Jemi gati për të dhënë kontribut në ndeshjet e radhës?

Nuk do të jetë e lehtë, por jam gati. Djemtë më kanë ndihmuar që të ndihem mirë, po pres me padurim stërvitjen. Unë dua gjithmonë të tregoj veten dhe të thirrem gjithmonë jo vetëm njëherë. Shpresoj të kualifikohemi në Botëror. Jam gati për çdo moment që trajneri do të vendosë për mua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco