Ronaldo bind sheikët, ofertë e 'çmendur nga arabët për transferimin e De Bruyne

Ronaldo bind sheikët, ofertë e 'çmendur nga arabët për transferimin e De Bruyne

11:26, 07/10/2024

Cristiano Ronaldo ka piketuar yllin e radhës që kërkon te Al Nassr, i bindur se ai do ta bëjë më në fund klubin e tij një superfuqi në Arabinë Sauditë dhe në Azi. Mediat angleze raportojnë se portugezi ka bindur drejtuesit e klubit që të bëjnë në ofertë të parefuzueshme për Kevin De Bruyne, kontrata e të cilit me Mançester Sitin përfundon këtë verë.

Al Nasr kishte bërë një kontakt të parë me përfaqësuesit e lojtarit gjatë verës, por ai vendosi që të qëndronte të paktën edhe një vit në radhët e Sitit. Klubi anglez është i bindur se mund të ulet në tavolinën e bisedimeve për rinovimin e marrëveshjes, por kjo ofertë do të ndryshojë gjithçka,

“Qytetarët” nuk mund të përballojnë ofertën e çmendur prej 1 milion paund në javë dhe një bonus prej 50 milion paund në momentin e firmës që Al Nasr ka bërë gati për lojtarin, një shifër marramendëse që De Bruyne vështirë se do ta refuzonte në fundin e karrierës së tij,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco