Zyrtare/ Eintracht Frankfurti ‘blindon’ deri në vitin 2029 talentin suedez

Zyrtare/ Eintracht Frankfurti ‘blindon’ deri në vitin 2029 talentin suedez

11:22, 07/10/2024

Eintracht i Frankfurtit “blidon” me kontratë deri në vitin 2029 një nga të rinjtë më premtues të Bundesligës. Hugo Emanuel Larsson ka firmosur kontratën afatgjatë, që e mban të lidhur me Eintrachtin për pesë vitet e ardhshme.

Mesfushori suedez, i lindur në vitin 2004, ka firmosur deri më 30 qershor 2029.

I ardhur një vit më parë nga Malmoe, Larsson u vendos menjëherë si një nga të rinjtë më interesantë në Bundesligë. Që nga fillimi i sezonit ai ka luajtur 9 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asist.

">http://

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco