Juventusi do të ndërpresë kontratën, opsionet për karrierën e Pogbasë

Juventusi do të ndërpresë kontratën, opsionet për karrierën e Pogbasë

10:57, 07/10/2024

Në fillim të këtij viti, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, u dënua me katër vjet pezullim për një vepër dopingu. Megjithatë, pezullimi iu reduktua në 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Francezi do të kthehet në stërvitje në janar dhe në mars do të mund të zbresë në fushë në ndeshjet zyrtare.

Mbetet për t’u parë se si do ta menaxhojë këtë situatë Juventusi, pra nëse Thiago Mota do ta llogarotë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolò Schira, Pogba nuk është më në planet e Juventusit dhe nuk do të kthehet në skuadër. Agjentët e tij janë duke eksploruar opsione të tjera, me klube nga Arabia Saudite dhe Major League Soccer, që tregojnë interes për mesfushorin francez.

Ndërkohë, trupa ligjore e Juventusit është në pritje të zbardhjes së vendimit zyrtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për uljen e dënimit. Pasi të merret ky vendim, klubi synon të ndërpresë kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në qershor 2026.

Të dielën, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raportoi se Juventus dhe Paul Pogba pritet të bien dakord për një ndërprerje të kontratës, duke e bërë atë një futbollist të lirë. Pogba beson se një fillim i ri në një tjetër klub është lëvizja më e mirë për karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco