Teuta i shkakton humbjen e parë Tiranës

Teuta i shkakton humbjen e parë Tiranës

21:53, 06/10/2024

Teuta mposhti me rezultatin 3-1 Tiranën,  në duelin e vlefshëm për javën e tetë të Superiores, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në kampionat, kryeqytetasve të Bledi Shkëmbit. 

Ishte shkodrani Arsid Kruja, i cili në minutën e 8-të zhbllokoi sfidën, teksa miqtë iu përgjigjën 4 minuta më pas me anë të Ismajlit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të ndeshje, u shënuan edhe 2 gola të tjerë. 

Fillimisht ishte Torraj i cili në minutën e 74-t, shënoi me 11-metërsh, teksa në minutën e 89-të, gjyqtari Yzeiraj akordoi sërish penallti, të cilën e mori përsipër egjiptiani Nasr, fillimisht gjuajtja e tij u ndal nga Selmani, por në topin e kthyer, futbollisti i Teutës nuk fali, duke vulosur shifrat në 3 me 1.  

Ky ishte suksesi i dytë radhazi për Teutë, që në duelin e radhës do të përballet me Egnatian, ndërkohë që Tirana pret Dinamon në derbin e kryeqytetit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco