Vllaznia dhe Elbasani e mbyllin duelin e rivalëve në 'paqe'

Vllaznia dhe Elbasani e mbyllin duelin e rivalëve në 'paqe'

21:41, 06/10/2024

Vllaznia dhe Elbasani janë ndarë në një barazim pa gola në ndeshjene e luajtur sot në “Elbasan Arena”

Pavarësisht një rezultati të bardhë, ndeshja ka qenë mjaft interesante, me raste nga të dy skuadrat, teksa ka qenë Vllaznia e cila ka goditur një herë shtyllën e dy herë të tjera traversën e portës së mbrojtur nga Abalora.

Ndërsa në anën tjetër, Elbasani pa t’i anulohej me VAR një gol në fundin e pjesës së parë, teksa kishte edhe ai shanset e veta për të gjetur rrjetën.

Por në fund, dy rivalët për katërshen e parë u desh të kënaqeshin me një barazim pa gola, që i mban gjithsesi në grupin e pretendentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco