Lewandowski realizon tripletë, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat

Lewandowski realizon tripletë, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat

18:52, 06/10/2024

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga! Katalanasit sot fituan 1-3 ndaj Alaves në transfertë, duke numëruar gjithsej 8 fitore dhe një humbje në kampionat.

Ndeshja ishte shumë e lehtë për lojtarët e trajnerit Hansi Flick, të cilët gjetën golin e parë që në minutën e 7-të. Kjo ishte ndeshja e sulmuesit Lewandowski, i cili shënoi tripletë

Në minutën e 22-të, polaku shënoi golin e dytë. Në të dyja rastet, i asistuar nga Raphinha. Për të kompletuar tripletën personale, Lewandowski shënoi edhe në minutën e 32-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco