Kane kritikohet në Gjermani: S’e kemi marrë për t’i shënuar tregolësh Darmstadt!

Kane kritikohet në Gjermani: S’e kemi marrë për t’i shënuar tregolësh Darmstadt!

17:11, 06/10/2024

Dietmar Hamann kritikon ashpër sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane, teksa mbetet skeptik nëse ai do t’i përmbushë pritshmëritë e larta, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

Në rubrikën e tij aktuale mbi humbjen e fundit të bavarezëve në Ligën e Kampioneve kundër Aston Vilas, ish-futbollisti dhe eksperti i “Sky”, Hamann, nuk i kurseu kritikat.

“E kam thënë tashmë pas Kampionatit Europian të verës se ai ende detyrohet të tregojë veten në ndeshje të mëdha, ai vlen 100 milionë euro, edhe pse shënoi mbi 30 gola vitin e kaluar”.

Ai thekson se Kane është transferuar për ndeshjet vërtet të mëdha, por ende nuk i ka dhënë provat.

“Harry nuk u fut për të shënuar një tregolësh kundër Darmshtad. Ai u fut për të shënuar kundër Leverkusenit dhe Aston Vilës dhe për të finalizuar në çerekfinalet e Championsit. Nuk e ka bërë ende këtë. Por unë mbetem skeptik për sulmuesin”. – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco